Albanian Bible

Levitiku 27

Numrat

Return to Index

Chapter 1

1

  Zoti i foli akoma Moisiut nė shkretėtirėn e Sinait, nė ēadrėn e mbledhjes, ditėn e parė tė muajit tė dytė, gjatė vitit tė dytė nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha: 


2

  "Bėni regjistrimin e gjithė asamblesė sė bijve tė Izraelit nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke numėruar njė pėr njė emrat e ēdo mashkulli. 


3

  Nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė nė Izrael mund tė shkojnė nė luftė; ti dhe Aaroni do t`i regjistroni, grup pas grupi. 


4

  Dhe me ju do tė jetė njė burrė pėr ēdo fis, njė qė tė jetė i pari i shtėpisė sė atit tė tij. 


5

  Kėta janė emrat e burrave qė do tė jenė me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit; 


6

  nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait; 


7

  nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit; 


8

  nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit; 


9

  nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit; 


10

  nga bijtė e Jozefit, pėr Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; pėr Manasėn, Gamalieli, bir i Pedahtsurit; 


11

  nga Beniamini, Abidani, bir i Gideonit; 


12

  nga Dani, Ahiezeri, bir i Amishadaidit; 


13

  nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit; 


14

  nga Gadi, Eliasafi, bir i Deuelit; 


15

  nga Neftali, Ahira, bir i Enanit". 


16

  Kėta janė ata qė u zgjodhėn nga asambleja, prijėsit e fiseve tė etėrve tė tyre, krerėt e divizioneve tė Izraelit. 


17

  Moisiu dhe Aaroni morėn, pra, kėta burra qė ishin caktuar me emėr, 


18

  dhe thirrėn tėrė asamblenė, ditėn e parė tė muajit tė dytė; ata u treguan fisin e tyre, nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke numėruar personat me moshė njėzet vjeē e lart, njė pėr njė. 


19

  Ashtu si Zoti pat urdhėruar Moisiun, ai bėri regjistrimin e tyre nė shkretėtirėn e Sinait. 


20

  Nga bijtė e Rubenit, i parėlinduri i Izraelit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke numėruar emrat e tė gjithė meshkujve, njė pėr njė, nga mosha njėzet vjeē e lart, tėrė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


21

  ata qė u regjistruan nga fisi i Rubenit ishin dyzet e gjashtė mijė e pesėqind. 


22

  Nga bijtė e Simeonit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, ata qė u regjistruan duke numėruar emrat e tė gjithė meshkujve, njė pėr njė, nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


23

  ata qė u regjistruan nga fisi i Simeonit ishin pesėdhjetė e nėntė mijė e treqind. 


24

  Nga bijtė e Gadit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke numėruar emrat e atyre qė ishin njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


25

  ata qė u regjistruan nga fisi i Gadit ishin dyzet e pesė mijė e gjashtėqind e pesėdhjetė. 


26

  Nga bijtė e Judės, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat e tyre nga njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


27

  ata qė u regjistruan nga fisi i Judės ishin shtatėdhjetė e katėr mijė e gjashtėqind. 


28

  Nga bijtė e Isakarit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat nga njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


29

  ata qė u regjistruan nga fisi i Isakarit ishin pesėdhjetė e katėr mijė e katėrqind. 


30

  Nga bijtė e Zabulonit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre duke i numėruar nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


31

  ata qė u regjistruan nga fisi i Zabulonit ishin pesėdhjetė e shtatė mijė e katėrqind. 


32

  Ndėr bijtė e Jozefit: nga bijtė e Efraimit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė pėr tė shkuar nė luftė: 


33

  ata qė u regjistruan nga fisi i Efraimit ishin dyzet mijė e pesėqind. 


34

  Nga bijtė e Manasit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


35

  ata qė u regjistruan nga fisi i Manasit ishin tridhjetė e dy mijė e dyqind. 


36

  Nga bijtė e Beniaminit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


37

  ata qė u regjistruan nga fisi i Beniaminit ishin tridhjetė e pesė mijė e katėrqind. 


38

  Nga bijtė e Danit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


39

  ata qė u regjistruan nga fisi i Danit ishin gjashtėdhjetė e dy mijė e shtatėqind. 


40

  Nga bijtė e Asherit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


41

  ata qė u regjistruan nga fisi i Asherit ishin dyzet e njė mijė e pesėqind. 


42

  Nga bijtė e Neftalit, trashėgimtarėt e tyre nė bazė tė familjeve tė tyre dhe tė shtėpive tė etėrve tė tyre, duke i numėruar emrat nga mosha njėzet vjeē e lart, tė gjithė ata qė ishin tė aftė tė shkonin nė luftė: 


43

  ata qė u regjistruan nga fisi i Neftalit ishin pesėdhjetė e tre mijė e katėrqind. 


44

  Kėta ishin tė regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, sė bashku me dymbėdhjetė burrat, prijės tė Izraelit, secili pėrfaqėsues i shtėpisė sė atit tė tij. 


45

  Kėshtu tėrė bijtė e Izraelit qė u regjistruan nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, nga mosha njėzet vjeē e lart, domethėnė tėrė njerėzit qė nė Izrael ishin tė aftė tė shkonin nė luftė, 


46

  tė gjithė ata qė u regjistruan ishin gjashtėqind e tre mijė e pesėqind e pesėdhjetė. 


47

  Por Levitėt nuk u regjistruan bashkė me tė tjerėt, simbas fisit tė etėrve tė tyre, 


48

  sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thėnė: 


49

  "Vetėm nė fisin e Levit nuk do tė bėsh regjistrimin dhe nuk do tė llogaritėsh numrin e tyre me bijtė e Izraelit; 


50

  por besoju Levitėve kujdesin pėr tabernakullin e dėshmisė, pėr tė gjitha orenditė e tij dhe pėr ēdo gjė qė i pėrket. Ata do tė mbartin tabernakullin dhe tėrė orenditė e tij, do tė bėjnė shėrbimin dhe do tė fushojnė rreth tabernakullit. 


51

  Kur tabernakulli duhet tė zhvendoset, Levitėt do ta bėjnė pjesė-pjesė; kur tabernakulli duhet tė ndalet, ata do ta ngrenė; dhe i huaji qė do tė afrohet do tė dėnohet me vdekje. 


52

  Bijtė e Izraelit do t`i ngrenė ēadrat e tyre secili nė kampin e vet, secili pranė flamurit tė vet, simbas renditjes sė tyre. 


53

  Por Levitėt do t`i ngrenė ēadrat e tyre rreth tabenakullit tė dėshmisė me qėllim qė mėria ime tė mos bjerė mbi asamblenė e bijve tė Izraelit; kėshtu Levitėt do tė kujdesen pėr tabernakullin e dėshmisė". 


54

  Bijtė e Izraelit iu binden gjithēkaje qė Zoti kishte urdhėruar Moisiun, dhe kėshtu bėnė. 


Numrat 2

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: