Albanian Bible

2 i Kronikave 29

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 30

1

  Pastaj Ezekia i dėrgoi lajmėtarė tėrė Izraelit dhe Judės dhe i shkroi gjithashtu letra Efraimit dhe Manasit qė tė vinin nė shtėpinė e Zotit nė Jeruzalem pėr tė festuar Pashkėn pėr nder tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit. 


2

  Mbreti, paria dhe tėrė asambleja nė Jeruzalem vendosėn ta kremtojnė Pashkėn nė muajin e dytė; 


3

  nė tė vėrtetė nuk kishin mundur ta kremtonin nė kohėn e caktuar, sepse priftėrinjtė nuk ishin shenjtėruar nė numėr tė mjaftueshėm dhe populli nuk ishte mbledhur nė Jeruzalem. 


4

  Kjo gjė i pėlqeu mbretit dhe tėrė asamblesė. 


5

  Vendosėn kėshtu tė shpallin nė tėrė Izraelin, njė njoftim nga Beer-Sheba deri nė Dan, qė tė vijnė nė Jeruzalem pėr tė kremtuar Pashkėn pėr nder tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit, sepse prej shumė vitesh nuk e kishin kremtuar nė mėnyrėn e paracaktuar. 


6

  Korrierėt, pra, shkuan nė gjithė Izraelin dhe nė Judėn me letrat e mbretit dhe tė parisė sė tij, duke shpallur sipas urdhrit tė mbretit: "Bij tė Izraelit, kthehuni tek Zoti, Perėndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, me qėllim qė ai tė rikthehet pranė asaj qė iu ka mbetur dhe qė ka shpėtuar nga duart e mbretėrve tė Asirisė. 


7

  Mos jini si etėrit tuaj dhe vėllezėrit tuaj, qė kanė mėkatuar kundėr Zotit, Perėndisė tė etėrve tė tyre, i cili pėr kėtė shkak i ka braktisur dhe i ka lėnė nė pikėllim, siē e shihni. 


8

  Tani mos e fortėsoni zverkun si etėrit tuaj, por jepini dorėn Zotit, ejani nė shenjtėroren e tij qė ai ka shenjtėruar pėrjetė dhe i shėrbeni Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė zjarri i zemėrimit tė tij tė largohet nga ju. 


9

  Sepse, nė rast se ktheheni tek Zoti, vėllezėrit tuaj dhe bijtė tuaj do tė trajtohen me dhembshuri nga ata qė i kanė internuar dhe do tė kthehen nė kėtė vend, sepse Zoti, Perėndia juaj, ėshtė i mėshirshėm dhe zemėrmadh dhe nuk do ta heqė fytyrėn prej jush, nė rast se ktheheni tek ai". 


10

  Dhe korrierėt kaluan nga njė qytet nė tjetrin nė vendin e Efraimit dhe tė Manasit deri nė Zabulon; por njerėzit i pėrqeshnin dhe talleshin me ta. 


11

  Megjithatė disa burra nga Asheri, nga Zabuloni dhe nga Manasi u pėrulėn dhe erdhėn nė Jeruzalem. 


12

  Por nė Judė dora e Perėndisė veproi duke u dhėnė atyre njė zemėr tė njėllojtė pėr tė kryer urdhrin e mbretit dhe tė parisė, sipas fjalės tė Zotit. 


13

  Njė turmė e madhe u mblodh nė Jeuzalem pėr tė kremtuar festėn e tė Ndormėve gjatė muajit tė dytė; ishte njė kuvend shumė i madh. 


14

  U ngritėn dhe zhdukėn altarėt qė ishin nė Jeruzalem; zhdukėn gjithashtu tėrė altarėt e temjanit dhe i hodhėn nė pėrroin e Kidronit. 


15

  Pastaj flijuan Pashkėn, ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė dytė. Priftėrinjtė dhe Levitėt, plot turp, u shenjtėruan dhe ofruan olokauste nė shtėpinė e Zotit. 


16

  Ata zunė vendet qė u pėrkisnin sipas normave tė pėrshkruara nga ligji i Moisiut, njeriut tė Perėndisė. Priftėrinjtė spėrkatnin gjakun, qė merrnin nga duart e Levitėve. 


17

  Duke qenė se shumė njerėz tė asamblesė nuk ishin shenjtėruar, Levitėt kishin pėr detyrė t`i flijonin qengjat e Pashkės pėr tėrė ata qė nuk ishin tė pastėr, pėr t`ia shenjtėruar Zotit. 


18

  Nė tė vėrtetė njė pjesė e madhe e popullit, shumė nga Efraimi, nga Manasi, nga Isakari dhe nga Zabuloni nuk ishin pastruar, dhe e hėngrėn njėlloj Pashkėn, duke vepruar ndryshe nga sa ishte shkruar. Por Ezekia u lut pėr ata, duke thėnė: "Zoti, qė ėshtė i mirė, tė falė cilindo 


19

  qė ia ka kushtuar zemrėn e tij tė kėrkojė Perėndinė, Zotin, Perėndinė e etėrve tė tij, edhe pa pastrimin qė kėrkon shenjtėrorja". 


20

  Dhe Zoti dėgjoi Ezekian dhe shėroi popullin. 


21

  Kėshtu bijtė e Izraelit, qė ishin nė Jeruzalem, kremtuan festėn e tė Ndormėve shtatė ditė me radhė nė njė atmosferė gėzimi tė madh, kurse Levitėt dhe priftėrinjtė lėvdonin ēdo ditė Zotin, duke i kėnduar me vegla tingėllonjėse Zotit. 


22

  Ezekia i foli zemrės tė tė gjithė Levitėve qė tregonin njohje tė mirė tė gjėrave tė Zotit. Kėshtu ata hėngrėn pėr shtatė ditėt e caktuara tė festės, duke ofruar flijime falenderimi dhe duke lėvduar Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre. 


23

  Pastaj tėrė kuvendi vendosi ta kremtojė festėn shtatė ditė tė tjera; kėshtu e kremtuan shtatė ditė tė tjera me gėzim. 


24

  Nė fakt Ezekia, mbret i Judės, i kishte falur kuvendit njė mijė dema tė vegjėl dhe shtatė mijė dele; edhe paria i kishte dhuruar kuvendit njė mijė dema tė vegjėl dhe dhjetė mijė dele; dhe njė numėr i madh priftėrinjsh ishte shenjtėruar. 


25

  Tėrė asambleja e Judės kremtoi festėn bashkė me priftėrinjtė, me Levitėt, me tėrė asamblenė e atyre qė erdhėn nga Izraeli dhe me tė huajt qė kishin mbėrritur nga vendin e Izraelit ose qė banonin nė Judė. 


26

  Kėshtu pati njė gėzim tė madh nė Jeruzalem. Nga koha e Salomonit, birit tė Davidit, mbret i Izraelit, nuk kishte ndodhur asgjė e tillė nė Jeruzalem. 


27

  Pastaj priftėrinjtė Levitė u ngritėn dhe bekuan popullin; zėri i tyre u dėgjua dhe lutja e tyre arriti deri nė banesėn e shenjtė tė Zotit nė qiell. 


2 i Kronikave 31

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: