Albanian Bible

Psalmet 146

Psalmet

Return to Index

Chapter 147

1

  Lėvdoni Zotin, sepse ėshtė njė gjė e mirė t`i kėndosh lavde Perėndisė tonė, sepse ėshtė e kėnaqshme dhe e leverdishme ta lėvdosh. 


2

  Zoti ndėrton Jeruzalemin, dhe mbledh tė humburit e Izraelit. 


3

  Ai shėron ata qė e kanė zemrėn tė thyer dhe lidh plagėt e tyre. 


4

  Llogarit numrin e yjeve dhe i thėrret tė gjitha sipas emrit tė tyre. 


5

  I madh ėshtė Zoti ynė, e pamasė ėshtė fuqia e tij dhe e pafund zgjuarėsia e tij. 


6

  Zoti larton njerėzit e pėrulur, por ul deri nė tokė njerėzit e kėqij. 


7

  Kėndojini Zotit me falenderim, kėndojini me qeste lavde Perėndisė tonė, 


8

  qė mbulon qiellin me re, pėrgatit shiun pėr tokėn dhe bėn qė tė rritet bari nė malet. 


9

  Ai i jep ushqime bagėtisė dhe zogjve tė korbeve qė thėrresin. 


10

  Ai nuk kėnaqet nė forcėn e kalit, dhe nuk gjen ndonjė gėzim nė kėmbėt e njeriut. 


11

  Zoti kėnaqet me ata qė kanė frikė prej tij, me ata qė shpresojnė nė mirėsinė e tij. 


12

  Lėvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perėndinė tėnd, o Sion. 


13

  Sepse ai ka pėrforcuar shufrat e portave tė tua dhe ka bekuar bijtė e tu nė mes teje. 


14

  Ai e ruan paqen brenda kufijve tė tu dhe tė ngop me grurin mė tė mirė. 


15

  Dėrgon mbi tokė urdhėrin e tij, fjala e tij merr dheun. 


16

  Dėrgon borėn si lesh dhe pėrhap brymėn si hi. 


17

  Hedh breshėrin e tij si me copa; kush mund t`i bėjė ballė tė ftohtit tė tij? 


18

  Dėrgon fjalėn e tij dhe i shkrin ato; bėn qė tė fryjė era e tij, dhe ujėrat rrjedhin. 


19

  Ai ia ka bėrė tė njohur Jakobit fjalėn e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij. 


20

  Ai nuk e ka bėrė kėtė me asnjė komb tjetėr; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja. 


Psalmet 148

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: