Albanian Bible

Fjalėt e urta 4

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 5

1

  Biri im, ki kujdes pėr diturinė time, vėri veshin arsyetimit tim, 


2

  me qėllim qė ti tė ruash gjykimin dhe buzėt e tua tė fiksojnė diturinė. 


3

  Sepse buzėt e gruas qė shkel kurorėn nxjerrin mjaltė dhe goja e saj ėshtė mė e butė se vaji; 


4

  por nė fund ajo ėshtė e hidhur si pelini, e mprehtė si njė shpatė me dy presa. 


5

  Kėmbėt e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj ēojnė drejtpėrdrejt nė Sheol. 


6

  Ajo nuk ecėn nė shtegun e jetės, por ti nuk i jep rėndėsi kėsaj gjėje; rrugėt e saj janė tė gabuara, por ti nuk e kupton. 


7

  Prandaj tani, bij tė mi, mė dėgjoni dhe mos u largoni nga fjalėt e gojės sime. 


8

  Mbaje larg prej saj rrugėn tėnde dhe mos iu afro portės sė shtėpisė sė saj, 


9

  pėr tė mos ua dhėnė tė tjerėve fuqinė tėnde dhe vitet e tua dikujt qė nuk ka mėshirė. 


10

  Me qėllim qė tė huajt tė mos ngopen me pasurinė tėnde, dhe mundi yt tė mos shkojė nė shtėpinė e njė tė huaji, 


11

  dhe tė mos rėnkosh kur do tė tė vijė fundi, kur mishi dhe trupi yt do tė jenė tė konsumuar, 


12

  dhe tė thuash: "Vallė si urreva mėsimin, dhe si e ka pėrēmuar qortimin zemra ime? 


13

  Nuk dėgjova zėrin e atyre qė mė mėsonin dhe nuk ua vura veshin atyre qė mė udhėzonin. 


14

  U ndodha pothuajse nė njė tė keqe tė plotė nė mes tė turmės dhe tė kuvendit". 


15

  Pi ujin e sternės sate dhe ujin e rrjedhshėm tė pusit tėnd. 


16

  A duhet burimet e tua tė derdhen jashtė, si rrėke uji nėpėr rrugė? 


17

  Qofshin vetėm pėr ty dhe jo pėr tė huajtė bashkė me ty. 


18

  Qoftė i bekuar burimi yt dhe gėzohu me nusen e rinisė sate. 


19

  Drenushė e dashur dhe gazelė hirplotė, sisėt e saj le tė tė kėnaqin kurdoherė, dhe qofsh vazhdimisht i dhėnė pas dashurisė qė ke pėr tė. 


20

  Pse vallė, biri im, tė biesh nė dashuri me njė grua qė ka shkelur kurorėn dhe tė rrokėsh gjirin e njė tė huaje? 


21

  Sepse rrugėt e njeriut janė gjithnjė pėrpara syve tė Zotit, dhe ai vėzhgon tė gjitha shtigjet e tij. 


22

  I pabesi zihet nga vetė paudhėsitė e tij dhe mbahet nga litarėt e mėkatit tė tij. 


23

  Ai ka pėr tė vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do tė zhduket pėr shkak tė marrėzisė sė tij. 


Fjalėt e urta 6

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: